Standard Liege po noton në ujëra të turbullta për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi, por ish futbollistët e tij nuk e harrojnë dhe i vijnë në ndihmë. Pas Axel Witsel që i dha hua klubit të tij të vjetër, 1.5 milionë Euro, i erdhi radha Marouane Fellainit që të japë kontributin e tij në këtë fushatë ndihme ndaj Standard Liege duke i dhënë një hua prej 3 milionë Eurosh.
Standard i Liege rrezikon rënien nga kategoria në tavolinë në kampionatin belg të futbollit për shkak të vështirësive financiare që po kalon, por falë ndihmës së këtyre lojtarëve dhe investitorëve të tjerë, një prej klubeve më të njohur në Belgjikë pritet të jetë në gjendje të marrë licencën për sezonin e ardhshëm, pas një refuzimi të parë të bërë nga Federata Belge e Futbollit në fillim të muajit.
Sfidanti.al