La Liga drejt rinisjes, me teste që nga 4 maji

Hap pas hapi, futbolli spanjoll është gati që të rindezë motorët. Këshilli Superior i Sporteve u ka komunikuar La Ligës, Federatës Spanjolle të Futbollit dhe Shoqatës së Futbollistëve se Ministria e Shëndetësisë miratoi protokollin e paraqitur nga klubet për rikthimin në stërvitje në mënyrë individuale që nga 4 maji, lajm ky që u publikua nga e përditshmja spanjolle AS.

Por në këtë pijë është e nevojshme që të pritet ende dekreti ministerial që do të përcaktojë edhe detajet dhe që pritet të dalë këtë të premte. Në të vërtetë, linja  që mund të ndiqet nga klubi është ajo e kryerjes së testeve për Covid-19  nga futbollistët, stafet teknike dhe bashkëpunëtorët e skuadrës së parë që nga dita e hënë për të vijuar deri në datën 7.

Më pas në 8 e 11 maj të nisin stërvitjet me objektiv, rifillimin e kampionatit në 28 qershor. Edhe në Spanjë, sipas protokollit shëndetësor, këshilla është që skuadrat të jenë në supergrumbullime duke evituar kontaktet me jashtë për disa javë, përvec dezinfektimint të të gjitha strukturave sportive.

Sfidanti.al