Paris Saint Germain është zyrtarisht kampion i Francës për sezonin 2019/2020, një titull atipik për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi që detyroi autoriteter franceze të mbyllin përpara kohe kampionatin e futbollit të Ligue 1. Me kërë rast presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi vendosi t’ia dedikojë këtë titull të gjithë personelit mjekësor për luftën e përditshme ndaj Covid 19.
‘Duam t’ia dedikojmë këtë titull kampion të Francës në Ligue 1 për sezonin 2019/20 të gjithë personelit mjekësor dhe heronjve të tjerë të cdo dite të cilët po i admirojmë prej disa javësh-tha Al Khelaifi-kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimin e qeverisë për të ndalur kampionatin. Ashti sic është thënë shpesh nga qeveria, shëndeti është prioritet’
Ndërkaq, përvec titullit kampion janë përcaktuar edhe skuadrat e kualifikuara në kompeticionet evropiane me Marseille e Rennes në Ligën e Kampioneve, Lille, Reims dhe Nice do të shkojnë në Europa League, ndërsa Amiens dhe Toulouse sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligue 2, ndërkohë që nëLigue 1 do të ngjiten Lens dhe Lorient
Por Toulouse nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim që e zbret atë nga kategoria duke e cilësuar si të padrejtë
‘Nuk mund të mbrojmë në fushën e lojës mundësinë për të qëndruar në Ligue 1-tha presidenti I Toulouse, Olivier Sadran-na vjen vërtet shumë keq. Dua të nënvizoj me forcë pozicionin tim; cdo vendim për rënie nga kategoria i bazuar në klasifikimin në fund të javës së 27 apo 28 është i padrejtë dhe i pabazuar. Si rrjedhojë, kjo rënie nga kategoria do të përbënte një largim të papranueshëm nga principi i barazisë dhe etikës sportive për të cilat janë garantë LFP dhe FFF.Cdo vendim i njëanshëm për rënien nga kategoria përbën një sanksion të paparashikuar nga normative e aplikueshme. Cdo vendim tjetër që nuk e lejon TFC të diskutojë në mënyrë sportive dhe të barabartë mundësitë e qëndrimi, do të jetë objekt kontestimi në gjykatat kompetente’.
Sfidanti.al