Nuk i ndahet shpirti nga Turqia, ja si Ozil i pëlqen femrat!

Mesut Ozil është vërtet një djalë me origjinë nga Turqia, veçse paraqitja dhe loja e tij të bën ta mendosh më shumë si një futbollist elegant dhe delikat nga vendet latine. Gjithsesi, mesfushori i Arsenalit tregon se përse është e vështirë që njeriu të ndryshojë brenda dy apo tri brezave, edhe pse jeton në një realitet tjetër. i lindur në Gelsenkirshen, gjenerata e tretë e familjes me rrënjë në Gjermani, Ozil nuk mund të shkëputet plotësisht nga vendi i tij i origjinës.

Pasi pati një lidhje disavjeçare me këngëtaren dhe modelen gjermano-italiane, Mandi Kapristo, lojtari i Gjermanisë u pikas me një femër misterioze në Londër. Veçse, pak ditë më vonë, ai u gjet nga tabloidët edhe në Stamboll me të njëjtën vajzë, dhe u mor vesh se bëhej fjalë për Mis Turqinë e vitit 2014, Amine Gulse. Edhe Amineja është nga turkeshat e lindura jashtë ish-vendit të saj, dhe mban pasaportën suedeze. Ajo është 23-vjeçare dhe duket se Ozil ka gjetur “paqen shpirtërore” me një shpirt të ngjashëm me të. Natyrisht, ai është larg zakonit të turqve më pak kozmopolitë se ai, të cilët thuhet se “ua sjellin nuset me pako nga Anadolli”.

Sfidanti.alozil femraozil femra2