Nike kundër Adidas, kur futbolli luhet dhe në fushën e marketingut

Tashmë është e paevitueshme prania e marketingut në botën e futbollit. prej vitesh është hapur një luftë e ashpër mes dy kompanive më prestigjioze të veshjeve sportive Nike dhe Adidas për të nënshkruar me futbollistët dhe klubet më të mirë të botës që do të thotë gjenerim më të madh të ardhurash financiare.

Për momentin Nike ka avantazh ndaj Adidas sidomos për kontratat individuale me lojtarët. Në këtë pikë diferencat mes kompanisë amerikane dhe asaj gjermane janë të dukshme. Për këtë mjafton të shohësh listën e futbollistëve kandidatë për Topin e Artë. Kështu në dhjetëshen e lojtarëve më të mirë, 7 përfshi edhe Kristiano Ronaldon, janë në kontratë me Nikë, 2 me Adidas dhe 1 me Puma. Nëse shohim  një listë më të gjatë atë me 25 futbollistët kandidatë për topin e Artë, vihet re se 16 prej tyre kanë Nike si sponsor, 7 me Adidas dhe 2 me Puma.  Ata që kanë lidhur kontratë me Nike janë emra të tillë si Ronaldo, Nejmar, Levandovski apo Herri Kejn, ndërsa në skuadrën Adidas janë Lionel Mesi, Luis Suarez apo Pol Pogba.

Në rastin e kontratave me klubet, ka një ekuilibër shumë më të madh në garën mes Nike dhe Adidas. në këtë rast bazohemi në listën e Forbes të klubeve më të vlefshme.Në 10 ekipet e para, 4 prej tyre janë në kontratë me Adidas dhe 4 me Nike. Nëse analizën e zgjerojmë për 20 klubet më të vlefshme, rezulton se 8 klube janë të sponsoruziara nga Nike, ndërsa 6 nga Adidas.

sfidanti.al