Nuk është vetëm Nejmar, Al Khelaifi gjobitet 18 milionë Euro në Egjipt

Naser Al Kelaifi nuk duhet vetëm të zgjidhë cështjen Nejmar që zërat e merkatos e cojnë te Reali i madridit, por duhet të mendojë edhe për veten e tij. Presidenti i Paris Sën Zhermen dhe njëkohësisht i platformës televizive ‘BeinSports’, është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me akuzën e thyerjes së ligjit të konkurencës në vend.

Sipas kësaj gjykate, platforma ‘BeinSports’ ka vepruar në mënyrë të tillë duke detyruar klientët e operatorit satelitor egjiptian Nilesat ta ndërrojnë atë me një tjetër operator nga Katari që kishte të drejtën e transmetimit të programeve televizive të ‘BeinSports’. nuk është hera e parë që kjo gjykatë vendos një gjobë me vlerën e 18 milionë Dollarëve për Al Khelaifin dhe platformën televizive që ai drejton. Më parë ajo e ka bërë këtë në 30 janar me të njëjtën akuzë, por fakte të ndryshme.

Por telashet nuk mbyllen këtu për presidentin e Paris Sën Zhermen. Para pak muajsh FIFA hapi një hetim për Al Khelaifin i akuzuar për korrupsion për të drejtat televizive të Botërorit të viteve 2026 dhe 2030.

sfidanti.al