Lazio, Igli Tare nuk duron dot më: Tani mjaft! Po falsifikohet kampionati

Drejtori Sportiv i Lazios, igli Tare nuk duron më dhe shpërthen kundër sistemit VAR dhe arbitrimit të ndeshjeve të skuadrës së tij. Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘Corriere Dello Sport’, Tare u shpreh me forcë dhe hapur se skuadrës së tij i janë bërë shumë padrejtësi në këtë sezon, madje ai e shtoi dozën e akuzave teksa theksoi se Serie A po manipulohet.

‘Sistemi VAR na ka hequr shumë pikë në klasifikim, unë them të paktën 12 pikë-tha Tare në intervistën e tij-duam të themi vetëm 6? Le të themi që kemi humbur 6 pikë për shkak të interpretimeve jo të drejta dhe gabimeve që janë parë edhe në televizion, sic ishte goli me krah i Cutrones në sfidën me Milanin.Në këtë mënyrë po falsifikohet kampionati’

Sipas Tares, po dëmtohet shumë nga këto gabime arbitrale se në skuadër është e vështirë të flitet për futbollin dhe skemat taktike të ndeshjeve

‘Të gjithë e kanë vënë re si është përdorur VAR kundër nesh-shtoi Tare- Nuk kërkojmë favore apo kompensime të gabimeve, por vetëm respekt. Jemi të hidhëruar, të zhgënjyer e të lodhur, por po shohim përpara edhe pse nuk është e lehtë të flitet për futboll, taktikë apo për ndonjë gjë tjetër me lojtarët tane. Skuadra e ka të vështirë që të pranojë disa situata në fushën e lojës’.

sfidanti.al