Argjentina në miqësoret e marsit, befason Sampaoli, merr Higuain lë jashtë Dibalën e Ikardin

Horhe Sampaoli zyrtarizon listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Spanjës që do t’i luajë respektivisht në 23 dhe 27 mars. Bie në sy në këtë listë prania e emrit të Gonzalo Higuain i cili u la mënjanë nga trajneri i nënkampionëve të botës në ndeshjet e fundit të Argjentinës. Forma e shfaquir në sfidat e fundit e ka bindur Sampaolin që të rikthejë në kombëtare Gonzalo Higuain, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Paulo Dibalën tashmë të riaftësuar plotësisht.

Sulmuesi i Juventus në 3 ndeshjet e fundit në kampionat e Ligën e Kampioneve ka shënuar 4 gola, por që nuk ka mjaftuar për të qenë në kombëtare për këto 2 miqësore. Përsa i përket Ikardit, sulmuesi i Interit ende ka probleme me shënimin e golit kështu që lënia jashtë skuadre e tij ishte e paevitueshme. Duke parë këtë situatë, në repartin e sulmit përkrah messit e Higuain do të luajnë edhe Serhio Aguero, Peroti, Pavon e Lautaro Martinez, me këtë të fundit që grumbullohet për herë të parë në kombëtaren argjentinase.

sfidanti.al