Në kopertinën e revistës ‘Don Juan’, Daniela Ospina vendos të ‘joshë’ gjithkënd

Quhet Daniela Ospina dhe është bashkëshortja e James Rodriguez. Edhe pse është një volejbolliste profesioniste, 24 vjeçarja duket se është një mjeshtre edhe në fushën e modelingut. Mrs. Rodriguez  është shfaqur në kopertinën e revistës kolumbiane të specializuar për meshkuj ‘Don Juan’ teksa ka pozuar në veshje intime si për të joshur gjininë tjetër. ‘Sot nis një epokër e re, frymëzim për të pushtuar botën. Pamje e re, histori të reja, eksperienca të reja- lexohet ndër të tjera në numrin e muajit maj të kësaj reviste me protagoiste bashkëshorten e James Rodriguez.

Vetë Daniela nëpërmjet rrjeteve sociale e ka përgëzuar fotografin ndërkohë që nuk harroi të vlerësojë edhe stilistët e kësaj linje të re të veshjeve intime me të cilat kishte pozuar. Nuk është hera e parë që bukuroshja Ospina i tregon botës hiret e saj. Në muajin mars, Daniela u bë protagoniste e kopertinës së revistës ‘Maxim’ ku edhe në këtë rast ajo i fitoi të gjithë me format dehëse trupore të saj

sfidanti.al