Ndodh edhe keshtu; ne Kine shiten 70 mije shishe me vere ‘Milan’

Marka ‘Milan’ po zgjerohet gjithnje e me shume ne Kine. Qe nga momenti i blerjes se klubit kuqezi nga Yonghong Li, brandi i tij eshte bere shume i famshem. Ajo qe ka me shume kuriozitet eshte perhapja e kesaj marke pertej botes futbollistike. Behet fjale per veren ‘Milan’ e prodhuar nga kantina veroneze ‘La Collina dei Ciliegi’ qe prodhon nje linje vererash ne bashkepunimin me Milanin.

Per me teper, vera dhe futbolli eshte nje binom qe perfaqeson shume mire ate qe quhet ‘made in Italy’. Do te jete pikerisht kjo arsyeja qe shpjegon rritjen e kerkesave per kete vere kuqezi ne Kine; ne vetem 2 muaj nga nentori 2017-janar 2018 kantina e Valpantenes shiti 70 mije shishe te veres Milan.

Vererat qe kane brandin AC Milan jane Amarone 2014, Brut, Merlot dhe Black, emra te rendesishem qe po percjellin ne vendin aziatik pasionin per veren dhe futbollin nen shenjen e Milanit te Yonghong Li.

Sfidanti.al