Makthi I Fernando Hierros; nuk është në gjendje të shesë banesën e shtrenjtë

Pas ndarjes nga Sonia, ajo që ishte bashkëshortja e tij në 28 vitet e fundit. Fernando Hierro vendpsi të shesë banesën ku jetonte me të bashkë me të gjitha kujtimet që mbart me veten. Behët fjalë për një banesë me sipërfaqe 900 m2 dhe me 6 dhoma, 9 banjo, pishinë dhe madje edhe fushë basketbolli

Por edhe pse kanë kaluar 5 vjet që kur ka vënë tabelën ‘shitet’ dhe pavarësoisht uljes së ndjeshme të Cmimit, ish futbollisti I Realit të Madridit nuk ka mundur dot që ta ‘heqë qafe’. Gjithcka nisi duke kërkuar 3.6 milionë Euro dhe tani cmimi I banesës së Hierros është 2.8 milionë Euro, pra 800 mijë Euro më pak. Por përsëri askush nuk është afruar për ta blerë.

Duket se Hierro është gati që të ulë cmimin e banesës së tij edhe me 10%, por ai që do të paraqitet për të blerë banesën duhet të ketë parasysh shpenzimet vjetore që duhen bërë për mirëmbajtjen ndërkohë që për të mbajtur roje në të do të thotë një shpenzim prej 2000 Eurosh në vit

Sfidanti.al