Mesfushori Conner Duthie skualifikohet 2 vjet nga aktivitetet futbollistike për përdorim të lëndës narkotike cannabis. Skocezi 23 vjecar që aktivizohet në radhët e Stenhousemuir, skuadër e Divizionit të Dytë në kampionatin skocez rezultoi pozitiv në testet antidoping të kryera në 16 mars të 2019, lajm ky që u publikua nga e përditshmja ‘Edinburg Evening News’.
Përdorimi I cannabisit nuk ndalohet në momentin që lojtarët nuk janë në aktivitet, por Duthie ishte në mesin e sezonit kështu që nuk duhej ta kishte konsumuar këtë lënë narkotike. Sipas përfaqësuesit të Agjencisë Antidopin, Pat Myhill, cannabisi është I ndaluar të përdoret nga lojtarët gjatë kampionatit pasi mund të ketë efekte psikike përvec atyre fiziologjike
Sfidanti.al