Solskjer, a ja vlen të paguash 160 milionë euro për Kulibalin?!

Hulumtimet e mediave italiane dhe britanike e dhanë rezultatin dhe lajmi i tyre është që Mançester Junajtidi mund ta ketë mbrojtësin që kërkon, veçse për këtë do të duhen shumë para. Klauzola e transferimit në kontratën e Kalidu Kulibalit qenka afërsisht 160 milionë euro, dhe kjo klauzolë do të hyjë në fuqi në qershor të këtij viti. Natyrisht, “djajtë e kuq” nuk janë të vetmit që interesohen për mbrojtësin afrikan të qendrës, ndërsa u refuzuan nga Napoli në kërkesën e parë që bënë vitin e kaluar.

“Il Korriere delo Sport” dhe “La Gazeta delo Mexoxhorno” njoftojnë se 28-vjeçari mund të largohet shpejt nga “San Paolo’, sepse presidenti De Laurentis nuk mund t’i sigurojë futboll të Championsit sezonin që vjen, dhe skuadra me gjasë nuk është aq e fortë sa të konkurrojë për titull në Serinë A, apo për vendet e para. Çështja është nëse trajneri i Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, do ta konsiderojë normale apo jo që të paguajë 160 milionë euro për kartonin e futbollistit nga Senegali.

Sfidanti.al