Hamilton kundër Trump; një postim në Instagram mund ta ndëshkojë

Pas lojtarëve të NFL dhe atyre të NBA, edhe Lewis Hamilton del kundër Donald Trump. Piloti britanik i Mercedes gjeti mënyrën për të protestuar kundër politikave të kreut të Shtëpisë së Bardhe duke postuar në rrjetin social Instagram, një foto ku shfaqej një qen i vogël që dhunonte një kukull që portretizonte presidentin e SHBA. Postimi më pas u fshi, por që sipas Hamilton nuk ishte ai që e kishte ndërmarrë këtë veprim. Me këtë postim, Hamilton rrezikon që të ndëshkohet nga FIA e cila është kundër marrjes së pozicioneve politike nga pilotët e Formula 1

sfidanti.al