Guardiolë latin në Mançester, çokollatë, kafe dhe makarona!

Tjetri bën jetën e tij dhe ne i shkojmë nga prapa. Një televizion spanjoll, i quajtur “Deportes Kuatro” i ka kushtuar një dokumentar jetës (jashtë sportit) të Pep Guardiolës në Mançester. Nga ndjekja këmba këmbës dhe nga informacioni i marrë nga dëshmitarët në vend, u krijua ky identikit për trajnerin e Sitit.

Guardiola, ndryshe nga Murinjo, ka marrë shtëpi në qendër të Mançesterit, në një nga zonat më tregtare të qytetit. Trajneri katalanas shkon të bëjë shpezat e ditës në shitore (supermarket) spanjolle (apo katalanase), dhe po ashtu frekuenton lokale dhe restorante me meny latine, si p.sh., Bar-Restoranti Tapas.

Kur ulet në bar, ai porosit: “kamarier, të lutem, çokollatë me … tullum”, apo “një kafe me qumësht ju lutem”. Përsa i përket ushqimit, Pep nuk heq dorë nga ajo që ka preferuar që kur ishte në Barcelonë, makarona me fruta deti në gjellëtoren e famshme, San Marko. Kamarierët apo kuzhinierët, si dhe shitësit thonë se Guardiola është tepër i njerëzishëm dhe nuk ngrurron kurrë të bëjë foto apo të japë autografë kur ia kërkojnë.

Ai del në kohën e lirë, në shoqërinë e njerëzve të stafit që ka marrë nga Spanja, si Begiristain, Estiarte, dhe padyshim nga ata që nuk i ndahen kurrë, gazetarët dhe fotografët e tabloidëve britanikë.

B. Kuka