Gratë e sportistëve më të pasura nga rrjetet sociale janë ‘futbolliste’

Rrjetet sociale bëjnë të pasur futbollistët dhe personat që I rrethojnë.  Ata që e pasqyrojnë më së miri këtë janë dy spanjollët kampionë bote dhe anglezi me glamour I të gjitha kohërave që kanë të përbashkët karriera të shkëlqyera dhe faktin që kanë në krah të tyre bashkëshorte shumë të bukura që dinë të përfitojnë nga postimet e tyre.

Bëhet fjalë për Xherard Pike, Iker Kasijas dhe David Bekam. Dy të parët janë ende në aktivitet edhe pse me shumë ulje-ngritje me Kasijas që për momentin është në kovaleshencë pas një infarkti, ndërsa Spice Boy është tërhequr nga futbolli në 2013 pas eksperiencës me PSG dhe sot është bashkëpronar I Inter Miamit që do të luajë në MLS duke nisur nga sezoni I ardhshëm.

Por nëse në familjet e tyre hyjnë shumë të ardhura, merita është e bashkëshorteve të tyre, 2 prej të cilave janë në vendet e para të klasifikimit të 10 WAGS-ave falë rrjeteve sociale.

Sipas  Golf Support e Influencer Marketing Hub në këtë pikë më e afta në këtë disiplinë të vecantë është Shakira, këngëtarja koliumbiane dhe bashkëshortja e Xherard Pike. 42 vjecarja ka 4 herë më shumë ndjekës në në Instagram se futbollisti; 60 milionë kundër 17 milionëve dhe vlerësohet se cdo postim I saj vlen më shumë se 140 mijë Euro. Në vendin e dytë është Viktoria Bekam. Ish anëtarja e grupit Spice Girls është biznesmene në botën e modës dhe së bashku me David është një prej cifteve më potente në Britaninë e Madhe. Ajo ka 27.3 milionë ndjekës dhe cdo postim I saj vlel 65 mijë Euro.

Podiumin e plotëson Xhizel Bundshen, e para biznesmene që nuk I përket botës së futbollit duke qenë se 39 vjecarja është martuar me yllin e NFL, Tom Bredi. Klasifikimi vijon me Alani Vaske, e dashura e basketbollistit Karmelo Entoni, kantautoren Kerri Andërud që në 2010 u martua me lojtarin e hokejit Majk Fisher, aktoren Kristin Kavalari, bashkëshortja e ish yllit të NFL, Xhej Katler dhe këngëtarja Xhesi Xhejms, bashkëshortja e ish lojtarit të futbollit amerikan Erik Daker

Në vendin e tetë është WAG I tretë ‘futbolliste’ e pasur falë edhe rrjeteve sociale dhe ajo është Sara Karbonero, bashkëshortja e Iker Kasijas. Sipas revistës spanjolle ‘Hola!’, Sara ka 2.6 milionë ndjekës dhe cdo postim I saj vlen 6000 Euro. Mbyllin këtë dhjetëshe Vanesa Brajant, bashkëshortja e ish basketbollistit të NBA, Kobi Brajant dhe Savanah, bashkëshortja e yllit aktual të Lejkërs, LeBron Xhejms

Sfidanti.al