Messi I gëzohet Topit të Artë: Sa mirë që iu shkëputa sërish Ronaldos

Nuk e fitonte Topin e Artë që nga 2015, por për Messin duket se ia vleu pritja. Në mbrëmjen e së hënës, argjentinasi e fitoi këtë trofe për herë të 6 duke e lënë sërish pas rivalin e tij, kristiano Ronaldon. 32 vjecari nuk e fshehu aspak gëzimin e tij për këtë arritje dhe e shprehu këtë në një intervistë për Francë Football ku ndër të tjerat pranoi se u ndje pak keq kur Ronaldo e barazoi përsa u përket Topave të Artë.

‘Nuk e ndjeva mungesën e Topit të Artë sepse koha kaloi shumë shpejt-shpjegon Messi-por si kompesim do të preferoja të kisha fituar të paktën një tjetër Champions’.

Messi në 2012 pa t’I ndërpritej cikli I 4 fitoreve radhazi të Topit të Artë sigurisht nga Ronaldo I cili filloi të shkurtojë diferencën. ‘E meritonte dhe nuk kisha cfarë të bëja-shtoi Messi-kur Topi I Artë të shpëton nga duart, secili prej lojtarëve reagon sipas mënyrës së tij. Si sportiest I një niveli të lartë, dëshiron që të fitosh gjithmonë. Por më shumë se një padrejtësi është edhe cështje preferencash. Ka nga ata që preferojnë Ronaldon, Messin apo Nejmar e Mbape. Kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë, sigurisht që nuk e vodhi’

Por 2para dy vjetësh Ronaldo barazoi shifrat në 5-5

‘Më pëlqente ideja që isha I vetmi që kisha fituar kaq shumë Topa të Artë dhe kur Ronaldo më barazoi u ndjeva pak keq-vijoi Messi-nuk isha më vetëm në krye, por ishte logjike’.

Tani Messi është sërish I vetëm në krye dhe po I gëzohet jashtë mase.

‘Jam shumë I lumtur që jam I vetmi me 6 Topa të Artë-tha argjentinasu-por është vërtet shumë e vështirë të thuash se kush është më I miri në histori. Në të kaluarën ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj, edhe sot ka; nga Ronaldo te Nejmae e Mbape.Topi I Artë është një shpërblim shumë I bukur, por nuk më ndryshon jetën’.

Sfidanti.al