Vardari ishte me këmbë në tokë, Shkëndija lëshoi vetëm hije

Vardari i Shkupit tregoi një lojë kampionësh në ndeshjen që zhvilloi, dje, në Tetovë, ndaj rivalit kryesor të tij, Shkëndijes së Tetovës, të cilën e mundi, në fushën e vet, me rezultatin e pastër 2-0. Vardari titullmbajtës shënoi nga një gol në së cilën pjesë të ndeshjes, duke siguruar një triumf të merituar. Golin e dytë e shënoi Boban Nikollovi, duke u dhënë fund shpresave të tetovarëve. “Jam mjaft i kënaqur që shënova gol, por më i kënaqur jam që Vardari fitoi. Lavdërime meritojnë të gjithë futbollistët tanë, pasi ne luajtëm ashtu edhe sikurse e kishim parashikuar para ndeshjes. Këto ishin tri pikë të mëdha të fituara për neve, por ne duhet të qëndrojmë fort më këmbë në tokë dhe të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Nikollovi, pjesëtar i ekipit përfaqësues maqedonas nën 21 vjeç që, sikurse dihet, tanimë, ka siguruar pjesëmarrjen në turneun final të kampionatit evropian të ekipeve nën 21 vjeç. Vardari, në këtë mënyrë, e konsolidoi pozitën e tij në krye të kampionatit kombëtar të Maqedonisë dhe, tani, ka 25 pikë, pesë më shumë sesa Shkëndja e Tetovës e vendit të dytë dhe gjashtë para ekipit Rabotniçki.