Cirk në Maltë? Kosova thyen rekordin me 4 gola brenda 20 minutave!

Përfaqësuesja e Kosovës ruajti vendin e parë dhe epërsinë prej dy pikësh ndaj Azerbajxhanit në Grupin 3 të Divizionit D të Ligës së Kombeve, pasi mundi 5-0 Maltën, ndërkohë që përfaqësuesja azere mundi 2-0 Ishujt Faroe. Tani, Kosova ndodhet në rrugën që të ngjitet një divizion të më sipër në këtë Ligë.
Sido që të jetë, ndeshja në Maltë u duk si një cirk, pasi 20 minuta deri para përfundimit të ndeshjes, Kosova udhëhiqte me rezultatin minimal 1-0 me gol të shënuar në min. e 15, ndërsa në fund të ndeshjes ndodhi spektakli: katër gola brenda 20 minutave, madje dy prej tyre brenda 120 sekondave (78’, 80’)?!
Tani Kosova me 11 pikë kryeson në Grupin 3 të Divizionit D, me aq pikë sa ka edhe Bjellorusia kryesuese në Grupin 2 të Divizionit D në garën për të zënë një vend me të mirë në klasifikimin e përgjithshëm në Ligën e Kombeve. Ekipi kosovar, ndërkohë, ka golavarazh më të mirë +9 (11-2), kurse Bjellorusia – +8 (8-0) dhe të dy këta ekipe janë kundërshtarë potencialë të Maqedonisë që kryeson me 12 pikë në Grupin 4 të Divizionit të D mbas fitores së fundit 2-0 ndaj Lihtenshtainit në fushën e këtij të fundit.
Sfidanti.al