Futboll  i jashtëligjshëm? Peshqir dhe ”mbathje” të lagura për modelin FSHF

Vendimet e Asamblese se Futbollit te 7 shkurtit nuk u regjistruan nga Gjykata e Tirnaes per mungese dokumentacioni. Federata e futbollit nuk ngurroi qe kete problem ta quaje si nje gje te vogel, nje gje qe do te zgjidhet shume shpejt pa problem por duket se situate nuk qenka edhe aq lehte e kalueshme.

Ata e dine me mire se kushdo tjeter kete gje por ne publik duan te tregojne se jane te qete dhe e kane situaten ne kontroll…edhe pse jashte ligji!

Ne fakt mosregjistrimi ne gjykate nuk eshte nje gje per tu kaluar dhe kete indirekt e pranoi edhe juristi i Federates kur ne emisionin e Top Channel, Procesi Sportiv kur konfirmoi se gjykatesja qe po merret me ceshtjen i kish shprehur hapur se vendimet e Asambleve te meparshme kane kaluar, por gabimet e vjetra nuk I bejme perseri. Shume mendojne se eshte vetem ceshtja e shoqatave te paregjistruara ngerci, por nuk qenka vetem kjo. Gjykata i ka kerkuar Federates nje dokumentacion edhe per te gjithe anetaret e tjere qe votojne ne Asamble dhe ketu kane dale shume probleme te tjera aq sa bejne te duket se ceshtja e shoqatave eshte dicka shume e vogel ne krahasim me mungesen e dokumentacionit te anetareve te tjere. Thuhet se ka dhe klube te medha qe funksionojne pa letra.

Gjykata I dha disa dite afat FSHF per te plotesuar dokumentacionin por kjo eshte dicka e pamundur.

Kjo ka bere qe te  mblidhet “kombetarja e avokateve” te Shqiperise, te asaj te   topit, sigurisht  me urdher te “mbretit te madh” per t’i gjetur nje zgjidhje ketij lemshi ligjesh, por duket se .. kane mbetur ne nje batak  te madh juridik.

Ne kete situate presidenti aktual eshte i panjohur nga organet shqiptare po ashtu edhe Komiteti Ekzekutiv I zgjedhur ne daten 7 shkurt. Ata e kane te pamundur per marre vendime te rendesishme sic eshte miratimi i buxhetit apo investime te tipit  “gjithcka per lojen dhe..femijet”.

Tani te gjithe po etiketojne si fajtorin e madh Sekretarin e Pergjithshem, Shulkun i cili nuk e paska  vrare asnjehere mendje per te pare nese dokumentacioni i klubeve eshte ne rregull.

Federata ne keto kushte nuk do krijonte edhe nje imazh te mire ne UEFA e FIFA pasi ata do ta shihnin me nje sy tjeter nje anetare pa letra.

Sesi do te zgjidhje kjo ceshtje eshte nje dileme e madhe por nese ligjet do zbatohen sic duhet kjo Federate eshte ne nje ngerc te pazgjidhshem nuk merr dot vendime as per te ribere Asamblene por duhet te shkrihet edhe te rithemelohet nga e para. Kjo eshte e vetmja rruge, nje lloj hataje , per te dale nga ferri i letrave  ne te cilen e kane gremisur institucionin qe vetreklamohej si ..model !

Gen Bani