Floid Mejuedher dhe stafi i tij jetuan momente frike ne Atlanta. Ata u bene objekt i nje sulmi me arme zjarri teksa po ktheheshin ne hotel. Sipas burimeve te policise, sulmi me arme zjarri u be nga nje makine e bardhe duke shkaktuar plagosjen ne kembe te nje prej truprojave te Mejuedher.
Makina u largua pa lene gjurme, ndersa Greg La Rosa qe prej vitesh eshte ne sherbim te Mejuedherit, u dergua ne spital ku qendroi disa ore per te marre kuren e nevojshme. Ndersa Mejuedher qe ishte ne nje tjeter automjet, nuk pesoi asgje. Nderkaq policia e Atlantes ka nisur hetimet per kete ngjarje qe dyshohet se eshte nje tentative vrasjeje.
Sfidanti.al