Junajtid ke 13 ditë për Sançon, Dortmndi vendos të japë ultimatum

Çmimi i kartonit është i lartë për këtë gjendje financiare të futbollit, por tek Borusia nuk duan të lëvizin nga “istikami”. Dortmundi nuk pranon më pak se 120 milionë euro për Xhejdën Sançon, dhe klubi gjerman ka vendosur të japë një ultimatum. Do të presë 13 ditë për të dëgjuar ofertat, ndërsa më pas do të mbyllë “qepenin”. Këto janë fjalë për Mançester Junajtidin i cili mësohet se ka bërë një ofertë të parë për sulmuesin e krahut, dhe aspak të vogël, 89 milionë paundë stërlina, që do të thotë gati 100 milionë euro. Lojtari 20-vjeçar do të duhet të kthehet në Gjermani për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa Dortmundi ka një lloj sigurie sepse ka një kontratë afatgjatë me të.

Sfidanti.al