De Rosi në “Bombonera”, sikur hyn në “Qemal Stafën” e vjetër!

Amerika e Jugut po mbetet gjithnjë e më prapa. Nuk është e lehtë të shpjegosh të gjitha përsetë, por edhe stadiumi ku vuri këmbën Daniele De Rosi, e tregoi fare mirë këtë. Fotot e fasadës së tribunave të “La Bombonerës”, edhe pse me ngjyrat legjendare blu e verdhë, ngjajnë me pamjen e jashtme të tribunave të stadiumit të vjetër “Qemal Stafa” në Tiranë. Aspak estetikë, një lloj funksionaliteti i gradës më të thjeshtë, dhe jo një qendër tregtare, me bar-restorante, shitore e të tjera si këto.

Gjithsesi, legjenda e Romës zgjodhi pikërisht Boka Juniorsin për të vazhduar karrierën, pas 616 ndeshjeve me romanistët, i dyti verdhekuq për të gjitha kohët, pas Françesko Totin. Ishte një dashuri për De Rosin, por pati edhe arsye sponsorizuese. Me këtë rast, një çmenduri e vertetë ndodhi në aeroportin e kryeqytetit të Argjentinës, ku kishin ardhur disa qindra tifozë të entuziazmuar që të përshëndesnin “ikonën” e dikurshme të “ujkonjës” romane. De Rosi ka kontratë njëvjeçare me klubin argjentinas.

Sfidanti.al