David Vija tërhiqet; Valencia do të nderojë yllin e saj

Valencia do të nderojë David Vijën që deklaroi tërheqjen nga futbolli I luajtur. Klubi valencian iu komunikoi [ërfaqësuesve të sulmuesit asturian vullnetin për t’I bërë një homazh atij dhe karrierës së tij sportive. Ende nuk ka një datë për këtë event, por po punohet që David Vija të jetë ne Mestaja në fillim të muajit shkurt

David Vija që është shënuesi më I mirë në historinë e përfaqësueses spanjolle me 59 gola po I jeton javët e fundit të karrierës së tij te skuadra e Visek Kobes në Japoni. Në 21 dhjetor ai do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Japonisë  që është ndeshje  e vetme. Nëse Visel do të kalojë në finale, për El Guaje do të jetë ndeshja e fundit e karrierës së tij , sfidë që do të luhet në 1 janar në Stadiumin Olimpik të Tokios.

David Vija ka luajtur në 8 klube në karrietën e tij; Sporting, Real Saragoza. Valencia, Barcelona, Atletiko Madrid, Nju Jork Siti, Melbërn dhe Visel. Por golat më të shumtë ai I ka shënuar me fanelën e Valencias, 127 finalizime në 219 ndeshje. Ceremonia për nderimin e David Vijës do të bëhet gjatë festimeve për 100 vjetorin e themelimit të klubit të Valencias. Në Mestaja do të vendoset edhe një banderolë gjigande për t’I bërë homazh 38 vjecarit

Sfidanti.al