Xherard Deulofeu do të zbarkojë sërish në Milano? E pret skuadra e Interit

Milano mund të bëhet sërish qyteti i banimit për Xherard Deulofeut. Sulmuesi spanjoll që nuk po gjen hapësirat e duhura te Barcelona mendon të kthehet sërish në qendrën lombarde, por këtë radhë në pjesën zikaltër të Milanos. Sipas portalit ‘el Gol Digital’, Interi ka gjetur një marrëveshje me katalanasit e Barcelonës për të blerë 23 vjecarin për 30 milionë Euro, por në këmbim të një klauzole që e pengon atë, por edhe mauro Ikardin për t’u transferuar te Reali i madridit.

Sezonin e kaluar, Deulofeu kur ishte te Milanit u bë protagonist në Serinë A për paraqitjet e tij. Spanjolli është në gjendje që të luajë në të dy krahët e sulmit pasi rrit superioritetin numërik në fazën sulmuese të skuadrës dhe Spaleti ka vërtet nevojë për një lojtar të tillë. Deulofeu ka luajtur 16 ndeshje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet në këtë sezon me 2 gola të shënuar dhe 3 pasime  të dhëna.