Sakramento Kings është skuadra që bie viktimë e San Antonios në mbrëmjen e radhës në kampionatin spektakolar të basketbollit, NBA. 108-99 ishte rezultati më te cilin fitopi skuadra teksane për të cilën u dalluan disa lojtarë. Sigurisht më i miri në parket për të besuarit e Greg Popoviç ishte Oldrixh me 29 pikë e 10 topa në tabelë, por lanë gjurmët e tyre edhe veteranët Pau gasol me 14 pikë, 11 topa në tabelë e 10 assist si dhe argjentinasi Xhinobili me 15 pikë
Golden Stejt e mbajti vetëm 24 orë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi të NBA që ende nuk e kanë në dispozicion yllin e tyre Stiven kërri u mundën nga Denver 96-81 në një sfidë ku skuadrat zhvilluan një lojë me ritëm shumë të ulët. kevin Durant këtë radhë nuk mundit dot të bëjë shumë për skuadrën e tij dhe e mbylli sfidën me 18 pikë, ndërsa për Denverin spikatën Herris me 19 pikë dhe Jokiç me 18 pikë e 9 pasime.
Bostoi përforcon gjithnjë e më shumë pozitat e tij në krye të klasifikimit në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Seltiks këtë radhë mundi Çikago Bulls ku si zakonisht shkëlqeu Kyrie Irving me 25 pikë e 7 pasime. por mjaft mirë u paraqitën edhe Braun me 20 pikë e Tatum me 13 pikë.
sfidanti.al