Telashet nuk sosin te Reali; dëmtohet edhe Luka Modric

Infermieria e Realit të Madridit po mbushet akoma më shumë. Futbollisti I radhës që dëmtohet te Los Blancos është Luka Modric I cili ka pësuar një dëmtim muscular në aduktorin e këmbës së djathtë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi madrilèn nëpërmjet një komunikate për shtyp pas kryerjes së testeve mjekësore të këtij të fundit.

Mesfushori kroat do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2 javë që do të thotë se ai nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen me Levanten në La Liga dhe pa dyshim atë të Ligës së Kampioneve me Paris Sën Zhermenin në Paris në 18 shtator.

Me Luka Modric, numri I futbollistëve të dëmtuar te Reali I Madridit shkon në 11. Që nga 14 korriku, në infermierinë e Los Blancos kan hyrë Brahim, Asensio, Mendi, Jovic, Kurtua, Rodrigo, Hazard, sërish Brahim, Hames, Isko.

Sfidanti.al