Djali I Xherrard me fanelën e Juventust; bardhezinjtë I bëjnë ofertë

Juventinë të vegjël po shfaqen në horizont; kjo është domëthënia e fotos së djalit të Stiven Xherrard. Ish legjenda e Liverpulit dhe trajneri actual I Rejnxhërs, postoi në Instagram një foto të djalit të tij të veshur me uniformën e Juventusit me numrin 8 të Aron Ramsejit.

Vetë mesfushori uellsian komentoi në këtë foto teksa shkruante: ‘Është një nder, mik’, ndërsa Juventusi nuk ngurroi të bëjë ofertën: ‘Fëmijë I këndshëm, fanela yll dhe babai legjendar. Mund t’I ruajmë një vend në skuadrën tonë për të ardhmen?’. Kushedi nëse një ditë kampionët e Italisë do ta marrin me të vërtetë.

Sfidanti.al