Të gjithë duan Ibrahimovic; sa opsione për Zlatanin

Në SHBA, sezoni I Major League Soccer nuk është mbyllur ende, por ajo që po diskutohet më shumë është e ardhmja e Zlatan Ibrahimvic, një e ardhme që ende nuk është përcaktuar me lojtarin që ka shumë opsione. Të gjithë e duan Zlatan Ibrahimovic, por për momentin ende nuk është marrë një vendim. Pasi deklaroi se pa të, askush nuk do të ndiqte MLS, Ibra sheh që ka disa mundësi, nga Evropa në Australi duke kaluar sërish në kampionatin e SHBA

Në Kontinentin e Vjetër, Ibrahimovic ka ende admirues të tij dhe ai është I tunduar nga dëshira për të treguar se është ende në gjendje që të bëjë diferencën në futbollin që ka më shumë vlerë. Më shumë se 1 herë ai ka shprehur bindjen se është gati për Serinë A duke I shkelur syrin sidomos Napolit, ndërkohë që në itali edhe Interi e Milani duket se kanë shfaqur interesin për të, por e gjithë kjo është në kuadrin e hipotezave.

Ndërkohë në drejtim të 38 vjecarit së fundi është bërë një ofertë e bujshme nga Australia. Toni Pinjata, presidenti I Perth Glory I bëri agjentit të futbollistit Mino Raiola një propozim për të pasur fenomenin e Malmos në dispozicion për 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, një zgjidhje që mund ta intrigojë Ibrahimovic, I cili është gati të ndërmarrë një aventurë të re në një continent tjetër për të pasuruar akoma më shumë kurrikulumin e tij dhe të ruajë formën për një rikthim të mundshëm në Serinë A

Por sido që të jetë, Ibrahimovic fillimisht duhet të mbyllë llogaritë me LA Galaxy. Kontrata me skuadrën nga Los Angeles është drejt mbylljes, por drejtuesit e klubit janë të bindur se do të jenë në gjendje të mbajnë futbollistin.

‘Njihemi prej kohësh dhe akordi me të është që të takohemi në fund të sezonit kur gjërat të jenë qetësuar dhe të bëjmë vlerësimin për atë që është më e mirë për ne dhe për atë-tha Drejtuesie Te Klose për ESPN Deportes-e njohim të gjithë, është unik në llojin e tij dhe besoj se na ka ndihmuar shumë në këtë sezon duke nisur nga numri I golave të shënuar. A do të qëndrojë? Do të flasim me të javën tjetër kur ai të kthehet dhe do të kuptojmë atë që është më e mira për të gjithë’.

Është kjo një deklaratë shprese që lë të hapur cdo mundësi; e ardhmja e Ibrahimovic është mes Evropës, Australisë dhe SHBA.

Sfidanti.al