Sulmuesi i Brajtonit flet troç : Ne do të luajmë për Liverpulin!

Brajtoni është pengesa e fundit që Mançester Siti duhet të kapërcejë që ta mbrojë titullit e kampionit të Premier Ligës dhe, kështu, të dielën e ardhshme ky klub modest anglez do të përpiqet t’i prishë llogaritë e Sitit, me qëllim që t’i hapë rrugën Liverpulit drejt “kurrorës” angleze, të cilën ai e ka fituar për herë të fundit në vitin e largër 1990.

Siti, sikurse dihet, në prag të ndeshjes së fundit të Premier Ligës ka një pikë më shumë sesa Liverpuli (95-94) dhe fitorja kundër Brajtonit do t’i sillte klubit “qytetar” titullin e ri të kampionit të vendit.

Por, sidoqoftë, sulmuesi i Brajtonit, Paskal Gros, paralajmëroi se ata do të luanin për Liverpulin, sepse trajneri i këtij të fundit, Jyrgen Klop, e meriton titullin.

“Klopi e meriton titullin, sepse Liverpuli gjatë të gjithë sezonit luajti një futboll të shkëlqyer. Ne do të luftojmë që të fitojmë të paktën një pikë në ndeshjen me Sitin dhe ta ndihmojmë kështu Liverpulin”, deklaroi sulmuesi i Brajtonit.

Sfidanti.al