Para tre vitesh , ranë në ligën e 2-te,  tani do të luajnë në finale e madhe

“Puna” e dytë më e rëndësishmë në botë, sikurse i referohet shumëkush futbollit, nganjëherë, shndërron në heronj disa djem që nuk u ka shkuar në mend se një ditë mund të bëhen të njohur, por, sidoqoftë, puna këmbëngulese i shpërblen ata.

Kështu, askush nuk mund të imagjinonte se dy pjesëtarë të Nukasllit të sezonit 2015/16 do të luanin në finalen e madhe të Ligës së sivjetme të Kampioneve në “Vanda Metropolitano” më 1 qershor. Njukaslli atë vit ra nga Premier Liga dhe pjesëtarë të atij ekipi ishin edhe Georgino Vanijaldum dhe Musa Sisoko. Njukaslli i asaj kohe kishte lojtarë të mirë, por jo ekip, kështu që ra një kategori më poshtë.

Ashtu siç edhe pritej, Vanijaldumi dhe Sisoko u larguan nga Njukaslli dhe nënshkruan kontrata me ekipet, me të cilët luajnë tani, dhe koha tregoi se ata vepruan drejt, sidomos, sa i përket Vanijaldumit që shënoi dy gola kundër Barcelonës, madje duke hyrë në fushë nga stoli i rezervave.

Në finalen e madhe Vanijaldumi dhe Sisoko do të jenë përballë njeri-tjetrit dhe fitues do të jetë vetëm njëri prej tyre. Kush do të gëzohet dhe kush do të dalë kokulur nga fusha, ne do ta mësojmë më 1 qershor.

Sfidanti.al