Sporting Lisbonë e mendon seriozisht; stadiumi me emrin e Ronaldos

Emri I Kristiano Ronaldos mund të jetë ai I një stadiumi në Lisbonë. Bëhet fjalë për ‘Jose Alvalade’ ku luan ndeshjet e saj skuadra e Sporting Lisbonë ku ka nisur karrierën e tij edhe ylli portugez I Juventusit. Kaq ka mjaftuar që të nisin sondazhet për  emrin e ri të stadiumit ku spikasin ‘CR7 Arena’, ‘Cristiano Ronaldo Stadium’ ndërkohë që më I pëlqyeri duket se është ‘Jose Alvalade CR7’, një ide që duket se gjen edhe mbështetjen e presidentit të Sportingut të Lisbobnës.

Ndërkaq, Ronaldo në mbrëmjen e së premtes u bë protagonist në ndeshjen me Luksemburgin teksa shënoi në fitoren e Portugalisë, një fitore që kampionët e Evropës e regjistruan pikërisht në këtë stadium që së shpejti mund të ketë emrin e 34 vjecarit, sigurisht pa e fshirë përfundimisht emrin aktual të tij.

‘Kristiano është dhe do të jetë gjithnjë një prej simboleve më të mëdha në historinë e futbollit tonë-tha presidenti I Sporting Lisbonë-jemi krenarë që jemi të lidhur me Kristiano Ronaldon dhe që emri i futbollistit më të mirë në botë është I lidhur me Sportingun’.

Sfidanti.al