“Sporti” katalonjas: Mbaroi, Grizmani ka zgjedhur PSZH-në

Sulmuesi francez Antoan Grizman bëri të ditur para disa kohësh se ka vendosur të largohet nga Atletiko e Madridit mbas pesë vitesh në këtë klub spanjoll. Një kohë të gjatë nuk dihej se cili do të ishte destinacioni i tij i radhës, por, megjithatë, u tha se ai do të shkonte te Barcelona, por, siç duket, në këtë drejtim nuk do të bëhet asgjë.

“Sporti” katalonjas shkruan se puna e transferimit të Grizmanit tanimë ka mbaruar dhe se ai do të transferohet për te PSZH-ja, se kontrata përkatëse tanimë është nënshkruar dhe se sulmuesi francez 28-vjeçar do të prezantohet në një të ardhme të afërt si lojtar i ri i klubit francez.

Pritet që Grizmani të zëvendësojë Edison Kavanin që ndodhet te dera e daljes së PSZH-së, kryesia e të cilit po bën gjithçka që të lirohet nga shërbimet e tij.

Grizmani gjatë pesë viteve me Atletikon ka luajtur me këtë ekip madridas në 256 ndeshje, në të cilat ka shënuar 133 gola dhe ka dhënë 50 asistenca goli. Ai erdhi tek Atletiko më 2014 nga Reali i Sosiedadit, pasi këtij të fundit iu paguan 30 milionë euro.

Sfidanti.al