Portugalia fitoi Ligën e Kombeve, por  s’e ka siguruar pjesëmarrjen në Evropian?!

Portugalia hyri në histori si përfaqësuesja e parë që fitoi Ligën e Kombeve, pasi mundi 1-0 në finale homologen e vet të Holandës.

Për shumëkënd, rregullat e Ligës së Kombeve nuk janë shumë të qarta, pra se cilat përfaqësuese do të kualifikohen për në Evropianin 2020.

Shumë dashamirës të futbollit kujtuan se Portugalia, duke fituar Ligën e Kombeve, do të kualifikohej automatikisht për në Evropian, por, megjithatë, nuk është kështu. Turneu që u zhvillua në Portugali me pjesëmarrjen e katër përfaqësueseve më të mira që ishin më të mirat në grupet e konkurrimit më të fortë, “prodhoi” vetëm fituesin e Ligës së Kombeve, kurse, me synim kualifikimin në kampionatin evropian të ardhshëm, do të organizohet një turne tjetër në marsin e vitit të ardhshëm, mbas ndeshjeve kualifikuese, dhe në të ekipet do të kenë shansin që të kualifikohen për në Evropian, nëse nuk do ta bëjnë një gjë të tillë përmes ndeshjeve kualifikuese.

Sfidanti.al