Shou  në “Morumbi”: Dani Alveshin e përshëndesin 40 000 tifozë!

Ardhja e Dani Alveshit i mobilizoi si asnjëherë tjetër tifozët e Sao Paulos, kështu që në prezantimin e këtij futbollisti brazilian në stadiumin “Morumbi” kishin ardhur plot 40 000 tifozë.

Futbollisti me më shumë trofe në botë (40) vendosi që karrierën e tij si futbollist ta vazhdojë në atdheun e tij, në Brazil, dhe ai zgjodhi Sao Paulon si destinacion të tij të ardhshëm. Kryesia e klubit brazilian kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që shou me rastin e prezantimit të këtij futbollisti të shkëlqyer, kapitenit të përfaqësueses së Brazilit, të ishte sa më spektakolar.

Sfidanti.al