Shokon Dani Alvesh: Vdekja e Astorit? Ne bote vdesin edhe shume femije

Ne keto dite kur bota e futbollit qan ndarjen nga jeta te Davide Astorit, eshte dikush del kunder rrymes dhe behet fjale per Dani Alvesh. Mbrojtesi brazilian eshte nje kampion i vertete ne fushen e lojes, por i ftohte dhe cinik jashte saj gje qe e tregoi edhe me kete rast.

‘Nuk jemi tronditur aq shume nga lajmi sepse nuk e njihnim mire-tha Dani Alvesh-ndjej dhimbje per familjen e tij. Mendoj se Davide beri ate qe duhej ne kete bote kaotike. Mendoj se ka shkuar ne nje bote me te mire. Por ne kete bote vdesin nga uria me mijera femije te cileve nuk u kushtohet kaq vemendje dhe ata jane shume te rendesishem. Pastaj, te gjithe do te vdesim nje dite, ketu jemi vetem kalimthi. Jemi te trishtuar, por jo sa familjaret e tij’.

Sfidanti.al