Te merkuren eshte derbi me Interin, Gatuzo: Interi, nje skuader e shendetshme

Kete te merkure do te luhet Derbi i Madonnines mes Milanit dhe Interit , nje sfide qe ka nje vlere te madhe per te dyja skuadrat pasi ne loje eshte zona evropiane. Xhenaro Gatuzo nuk i ka kursyer fjalet e mira per rivalet zikalter duke vene ne dukje formen e mire te Interit.

‘Inter eshte nje skuader e shendetshme dhe qe ka ndryshuar ne javet e fundit-tha Gatuzo-ka shenuar 10 gola dhe nuk ka pesuar asnje. Por edhe ne jemi mire dhe ne kete ndeshje ne loje eshte dicka shume e rendesishme per te dyja skuadrat. E dime qe nuk duhet te gabojme nese duam te besojme ende te kualifikimi ne Champions. Do te jete nje ndeshje shume e veshtire, ashtu sikurse edhe sfidat e tjera. Eshte nje ndeshje derbi, por nese luajme ashtu siç dime mund ta veme Interin ne veshtiresi’.

Sfidanti.al