Si ta shkulim Higuain nga lëkura dhe nga..zemra napoletane?  

“Syneron Candela Italia”, një ndërmarrje e tatuazheve në Formelo të Romës, ofron shërbime për heqjen e tatu-ve që humbasin kuptimin. Në Napoli, qysh pas largimit të Higuain për tek Juventusi, rivali i tyre më i urryer,  tatuja me rofeshatën e sulmuesit , nga një gjest krenarie është shndërruar në një mallkim të “magjisë së zezë”.  Por, mund ta flakësh fanelën me numrin 9 të sulmuesit argjentinas. Është e lehtë të heqësh një bust për nder të një sulmuesi hero,që, papritur, kthehet në  një tradhëtar. Të fikësh nga menyja picën “Higuain” nuk është ndonjë siklet, por është e vështirë t’i thërrasësh fëmijës Gonzalo dhe të mos mendohesh dy herë.

Shumë tifozë të Napolit, sapo sulmuesi zbarkoi tek Juventusi, e krahasonin tradhëtinë e tij me të një femre, së cilës i ke falur zemrën dhe shpirtin. Inati dhe zemërimi ndaj tij ka kaluar limitin napoletan, aq sa duan të fikin çdo shenjë referimi.  Edhe pse “Syneron” ofron shërbimin e saj për të hequr tatu-në e famshme me rofeshatë,dhe qysh atëherë kanë kaluar afro 3 muaj, do të duhen edhe 5 muaj të tjerë që të largohet nga zemra emri i tij e pastaj nga lëkura.