Serie A e bashkuar për rifillimin, klubet: Duam të mbyllim sezonin

Lega Serie A bëhet kompakte për të cuar deri në fund sezonin futbollistik me anë të një rezolute të miratuar edhe nga klube si Torino e Brescia  që deri tani ishin shfaqur kundër rifillimit të kampionatit.

‘Asambleja konfirmoi me votë unanime të 20 klubeve, synimin për të cuar deri në fund sezonin 2019-2020, kur qeveria të lejojë zhvillimin e ndeshjeve sigurisht duke respektuar plotësisht normat për mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit-lexohet në një komunikatë për shtyp-rifillimi I aktiviteteve  sportive në të ashtuquajturën Faza 2, sic u evidentua në të kaluarën, do të ndodhë në bazë të direktivave të FIF dhe UEFA , vendosmërisë së FIGC sigurisht konform protokolleve mjekësore për mbrojtjen e futbollistëve dhe të gjithë atyre që punojnë në këtë sektor’.

Sfidanti.al