Saki mendon se favorizohet Interi, por vetë do të ndjekë Atalantën!

Kur nuk është në fushë ai Milani i stilit të tij, duhet të zgjedhë një skuadër tjetër. Arrigo Saki, profesori që bëri revolucionin në futbollin italian, do të jetë tifoz personal me Atalantën kur Seria A të rifillojë në 20-21 gusht. Ish-trajneri i Milanit, Italisë dhe Atletikos së Madridit (pa harruar Parmën apo ndonjë tjetër) do ta fiksojë televizorin në kanalin që jep ndeshjet e bergamaskëve të Gasperinit. “Është skuadra që luan futbollin më të bukur në Itali, dhe unë do të kënaqem duke e ndjekur”, – thotë ai. Përsa i përket kalendarit të Serisë A, Saki thekson se ndihmohet më shumë Interi, ndonëse zikaltërit janë më prapa në renditje sesa Juventusi e Lacio. Kampionati italian do të luhet gati çdo ditë, apo më saktë 6 ditë në 7, deri në 2 gusht kur është parashikuar mbyllja. Shpresa është që protokolli sanitar të ndalojë infektimin me koronavirus, ndonëse Bundesliga është një shembull suksesi që të bën optimist.

Sfidanti.al