Ronaldo vështirë se shkon tek Reali, por s’qenka i lumtur tek Juvja!

Lajmet për të nuk mbarojnë, dhe vështirë të dallosh kush është i saktë e kush i rremë, ashtu si futbolli nuk është më thjesht një lojë, për një biznes për shumë lloje profesionistësh. Nga Spanja dhe Italia shkruhet se Kristiano Ronaldo ka dëshirë të kthehet tek Reali, prej nga u largua me “shamata” në 2018. Nuk ka prova konkrete të bisedimeve të CR7-ës me klubin, por gjithçka bazohet tek ndjekja nga ana e tij e ndeshjes së Realit në Champions, dhe takimet me ish-shokët e ekipit.

Reali besohet se nuk ka ndërmend të kthejë në Madrid rekordmenin e tij të golave, sot në moshën 35-vjeçare, ndërsa projekti është për të krijuar yje të rinj me të tillë si Vinisius, Hazar, Valverde apo edhe Mbape që pritet të merret sezonine ardhshëm. Nga lajmet për të ardhmen e Kristianos, kuptojmë se portugezi nuk është i lumtur në Torino, nuk ka shumë besim se mund ta fitojë Championsin aty, dhe jo më kot nuk ka mësuar as italishten dhe ndihet paksa i huaj. Më shumë qendron pista “Paris SG”, pra me superyllin që mund të kërkojë mrekullinë në Francë.

Sfidanti.al