Ronaldo lavdëron Interin e Konten: Ekip i shkëlqyer, trajner fantastik

Juventusi, mbasi u tregua më i saktë në gjuajtjen e penalltive, mundi Interin në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në Kinë. Kristiano Ronaldo shënoi, mbasi ekzekutoi me saktësi një goditje të lirë, ndërkohë që mbas ndeshjes ai tha fjalë të mira për Interin dhe trajnerin e tij, Antonio Konte.

“Është një kënaqësi e madhe që kam ardhur në Kinë. Tifozët janë fantastikë dhe ata na mbështetën neve. Gjithnjë është bukur të luash kundër Interit, sepse ai është një nga rivalët tanë më të mëdhenj. Ai ka një ekip të shkëlqyer me një trajner fantastik dhe ndeshjet me një ekip të tillë janë shumë të vlefshme”, deklaroi Ronaldo.

Sfidanti.al