Gjatë kësaj vere, Bajerni i Mynihut mbeti pa Frank Riberin dhe Arien Robenin, kështu që tani klubit bavarez i duhet patjetër që të gjejë sulmues anësor cilësor. Në ekip, në fakt, janë të rinjtë Serzh Gnabri dhe Kinsli Koman, por trajneri Niko Kovaç ka nevojë për një yll të kalibrit suprem, kështu që Bajerni po bën të gjitha përpjekjet që të sigurojë shërbimet e Liroj Sanes që luan me Mançester Sitin.
“Unë ia kam paraqitur planin tim krerëve të klubit tonë dhe Sane zë vend kryesor në këtë plan. Liroj e di se çfarë pritet nga ai te Bajeni dhe ndërkohë ai e ka të gjithë kapacitetin e nevojshëm të një lojtari të nivelit të lartë, por ama ne e dimë se transferimi i tij nuk ëshë një punë e lehtë, por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet, sepse ai është pikërisht lojtari, për të cilin ne kemi shumë nevojë”, deklaroi trajneri Kovaç.
Bajerni është gati të paguajë 80 milionë euro për Sanen që u bashkua me Sitin, duke ardhur nga Shalke 04.
Sfidanti.al