Reali i Madridit me në krye Zinedin Zidanen po bën të gjitha përpjekjet që të ngrejë një ekip të ri, në të cilin ky trajner francez ka dëshirë të madhe që të jetë edhe bashkatdhetari i tij, Pol Pogba.
Ky mefushor francez është objektivi kryesor i Zidanes, por punët nuk po lëvizin shumë në drejtimin e dëshiruar, ndërkohë që klubi “mbretëror” ndodhet në “cajtnot” (mungesë kohe), që të sigurojë firmën e Pogbas.
Gazeta “Marka” shkruan se Reali dhe Pogba kanë tre muaj që po bisedojnë, por nuk ka avancim në bisedimet mes klubit madridas dhe atij të Mançester Junajtidit, kështu që mbtetet dilema, nëse klubi “mbretëror” do të jetë në gjendje që ta kompletojë të gjithë marrëveshjen e shitblerjes së mesfushorit brenda 15 ditëve.
Junajtidi ka bërë të ditur se nuk do ta shesë këtë mesfushor francez nën 180 milionë euro, ndërkohë që presidenti i Realit, Florentino Perez, konsideron se arritjen e marrëveshjes përkatëse do ta ndihmojë vetë Pogba që, në fakt, tani për tani, nuk po ndihet dhe po qëndron i qetë, por që ka bërë të ditur se ai është gati për çdo sfidë të re në karrierën e tij.
Tani duhet të pritet, nëse Reali do të arrijë që ta sigurojë Pogban deri më 8 gusht, ndërkohë që edhe Junajtidi do njëfarë kohe që të gjejë zëvendësuesin përkatës.
Sfidanti.al