Media angleze shkruan se Totenhemi është përfshirë në garë me Mançester Junajtidin dhe PSZH-së për të siguruar shërbimet e futbollistit të Juventusit, Paulo Dibala, që, siç duket, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Mauricio Sari, për formacionin e parë të Juves, kështu që klubi torinez do të jetë gati që ta shesë sulmuesin argjentinas, nëse për të do të vijë ndonjë ofertë e mirë.
Spekulohej se të interesuar për Dibalën janë Junajtidi dhe PSZH-ja, por tani në konkurrim hyri edhe Totenhemi që duket se ka avancuar më shumë në këtë drejtim.
Gazeta “Daily Mail” shkruan se Totenemi është gati të paguajë për Dibalën deri edhe 90 milionë euro. Ky futbollist argjentinas është 25 vjeç dhe te Juventusi ai ka ardhur më 2015 nga Palermo, pasi për të u paguan 40 milionë euro.
Sfidanti.al