Rikthehet qetësia te Lazio, Anderson kërkon falje, kthehet në ekip.

Felipe Anderson rikthehet në listën e të grumbulluarve nga trajnerin Simone Inxagi. Futbollisti brazilian nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e së shtunës mes Napolit dhe Lazios në San Paolo ër motive disiplinore. trajneri i bardhekaltërve e la atë jashtë skuadre për atë ndeshje për shkak të sjelljes së tij agresive gjatë seancës stërvitore të së premtes.

Anderson debatoi ashpër me trajnerin Inxagi në atë seancë, madje u arritt deri te prekjet me duar me brazilianin që u largua për të mos udhëtuar më pas me skuadrën. Pas këtij incidenti, Anderson kërkoi ndjesë për këtë sjellje të tij dhe trajneri i lazialëve e përfshiu sërish në listën e të grumbulluarve dhe me shumë gjasa do të jetë i pranishëm në sfidën e së enjtes në Europa league me Steauan e Bukureshtit në 1/16 e finaleve, ndeshje të cilën do ta nisë si zëvendësues.

sfidanti.al