Parajsa Alegri… për herë të tretë trajneri më i mirë në Serinë A

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u shpall trajneri më i mirë në Serinë A të Italisë për vitin 2017. Për Alegrin, në karrierën e tij, ky është çmimi i tretë që ndryshe quhet edhe “Pankina D’oro” (Pankina e artë). Në garën për trajnerin më të mirë të vitit të kaluar, Alegri fitoi mbi trajnerin e Atalantës, Xhan Pjer Gasperini, dhe trajnerin e Napolit, Maurisio Sari.

“Në radhë të parë, unë dua të falënderoj të gjithë lojtarët tanë që më kanë mbështetur mua, duke na ngjallur një kënaqësi të madhe me lojën e tyre. Këtë çmim unë ia kushtoi stafit të specialistëve që punojnë me mua, si edhe klubin që më dha mundësinë që të ulem në këtë stol prestigjioz”, deklaroi Alegri. Sa i përket numrit të çmimeve që ka marrë si trajneri më i mirë i Serisë A, Alegri u barazua me Antonio Konten, Marçelo Lipin dhe Fabio Kapelon.

Sfidanti.al