Zllatan Ibrahimoviç, në fillim të këtij muaji, i “ndezi” edhe një herë tjetër tifozët në Suedi, për shkak të lajmeve që u përhapën se ai do të kthehet në përfaqësuesen suedeze që do të marrë pjesë në Kupën e Botës Rusi-2018. Sidoqoftë, rëndësi ka ajo se çfarë thotë vetë Ibra:
“Mua, çdo ditë, më marrin në telefon dhe më pyesin sesi ndjehem e se çfarë mendoj sa u përkt lajmeve se unë mund të kthehem në përfaqësuese. Sidoqoftë, unë do të ec hap mbas hapi dhe, nëse do të ndjehem mirë, pra, do të jem në një kondicion fizik të mirë, e di që dyert do t’i kem gjithnjë të hapura”, vuri në dukje Ibrahimoviçi, duke shtuar se, nëse ai do të shkojë ose jo në Rusi, kjo do të varet vetëm nga ai. “Ky vendim do të varet vetëm nga unë dhe nga askush tjetër, pra, vetëm nga unë. Nëse do të dua të shkojë në Botëror, do të shkoj atje, nëse nuk do të dua, nuk do të shkoj. Ju kam thënë se unë, gjithnjë, jam i etur për futboll, dua të luaj, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ibra.
Sfidanti.al