Milani vendos një rekord të ri të vetin, “vjedh” topin në lojë

Milani i ripërtërirë e nisi fushatën e vet të re në Serinë A italiane me një fitore të lehtë 3-0 ndaj Krotones. Të zgjedhurit e Vinçenco Montelës ishin dominues në fushë gjë që e tregon edhe statistika se lojtarët e tij e zotëruan topin 80,1 për qind që përbën një rekord të ri të këtij klubi.

Milani, për herë të fundit, e ka arritur këtë shifër, kur, në përbërje të tij, luanin legjenda të tilla, si Maldini, Nesta, Pirlo, Zedorfi, Shevçenko, etj. që mbizotëronin në futbollin italian dhe evropian.

Sfidanti.al