Mançester Junajtidi po përpiqet që të sjellë një përforcim të ri nga konkurrimi i dytë më i fortë në Angli. Ata që e ndjekin me kujdes futbollin në Angli, e dinë se Fullhemi ka në radhët e veta një nga futbollistet më të talentuar anglezë dhe fjala është për tinejxherin 17-vjeçar Rajan Sesenjo që luan në krahun e majtë. Trajneri i Fullhemit i ka dhënë shansin disa herë Sesenjos që ta tregoi veten në fushë dhe ai e ka bërë këtë shumë mirë si mbrojtës i majtë.
Sesenjo, në 30 ndeshjet që ka luajtur sezonin e kaluar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre pasime golash, ndërkohë që mediumet ishullorë e krahasojnë me sulmuesin e Realit të Madridit, Garet Bejli, duke theksuar se ky futbollist i ri i pëlqen shumë Zhoze Murinjos. Sidoqoftë, për Sesenjon po interesohen edhe Liverpuli dhe Totenhemi.
Sfidanti.al